Kundër plehrave/ Policia jep arsyet pse u shoqëruan dy protestuesit para Kuvendit

a6

  • Policia ka reaguar për dhunën ndaj protestuesëve ditën e sotme

  • Protestuesit kishin paleta me vete

  • Sipas Policisë së Shtetit protestuesit duhej të kishin hequr paletat në orën 06:00 ashtu siç ishte rënë dakord

  • Protestuesit nuk kishin pranuar që të lëviznin paletat, prandaj është ndërhyrë nga policia

Policia e Tiranës ka reaguar mesditën e sotme në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve tek parlamenti në orët e para të ditës së sotme.

policia-e-tiranes-maj-2015_2

Në foto: Policia e Tiranës

 

 

Burimet zyrtare thanë se ishte rënë dakord që në orën 06:00 të hiqeshin paletat e vendosura nga protestuesit tek parlamenti, por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe për këtë arsye është ndërhyrë.

Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës:

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka ardhur një kërkesë nga “Zyra Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit, ZQMM”, në lidhje me një tubim, i cili do zhvillohej përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ky Tubim do të zhvillohej nga ora 23:00 e datës 23.11.2016 deri në përfundim të Seancës Plenare më datë 24.11.2016.

Në këtë kërkesë, ishte përcaktuar vetëm qëndrimi i disa shtetasve të cilët janë kundra miratimit të Ligjit të Mbetjeve.

Imazh i ngjashëm

Në foto: Kuvendi i Shqipërisë

Bazuar në këtë kërkesë nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i është kthyer përgjigje, për garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi. Rreth orës 23:00, të datës 23.11.2016, siç ishte kërkuar në kërkesë kanë filluar të afrohen rreth 30 persona, përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Nga shërbimet është vënë re se këto persona kishin me vete paleta, të cilat nuk ishin përcaktuar në kërkesën e bërë nga “ZQMM”.  Është marrë takim me disa nga personat e ndodhur ne vend  si dhe me shtetasin Sazan Guri, me të cilët është rënë dakort që këto paleta  të qëndronin aty deri në orën 06:00 të datës 24.11.2016, me qëllim për të kaluar natën tubuesit dhe të hiqeshin nga vetë ata.

Rezultate imazhesh për Sazan Guri

Në foto: Sazan Guri, personi me të cilin ka komunikuar Policia e Tiranës

Në afrimin të orës 06:00, nga ana e shërbimeve të Policisë i është kërkuar disa herë heqja e paletave siç ishte rënë dakort një natë më parë.

Organizatorët e këtij tubimi kanë kundërshtuar disa herë për heqjen e paletave duke mos i’u përmbajtur marrëveshjes së bërë një natë më parë.

Rreth orës 07:00, nga ana e Policisë është ndërhyrë për heqjen e këtyre paletave, por kanë hasur në kundërshtim prej tubuesve dhe si pasojë janë shoqëruar shtetasit:

Kundër plehrave/ Policia jep arsyet pse u shoqëruan dy protestuesit para parlamentit

Në foto: Ndërhyrja e Policisë së Tiranës dhe arrestimi i dy personave

– Oltion Z., 31 vjeç

– Irel E., 31 vjeç

Njëri prej të shoqëruarve ka ngritur pretendimin se është dëmtuar në dorë gjatë konfrontimit dhe u dërgua për mjekim të lehtë (shembje). Ndaj këtyre shtetasve ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s