“Stop dhunës”, nesër sensibilizim dhe pedalim në Durrës

 

kjo

Shoqata NDGSH “Ne Dobi të Gruas Shqiptare”, në bashkëpunim me grupimin qytetar “Bicycle Durrës”, nё kuadёr tё fushatёs sё 16 ditёve kundёr dhunёs me bazё gjinore, do të zhvillojë të premten një aktivitet dhe pedalim, me qëllim sensibilizimin mbi dhunën ndaj gruas.

Aktiviteti do të nis në orën 09:30 dhe parashikon që pas dhënies së mesazheve sensibilizuese, të nis udhëtimi me biçikleta, duke ndjekur një itinerar të përcaktuar dhe në mënyrë të organizuar. Nisja bëhet përpara teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku do të marrin pjesë çiklistë amator dhe profesionistë.

Pedaluesit përgjatë rrugës do të jenë të shoqëruar nga policia rrugore dhe gjithashtu një autoambulancë, për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit.

Në këtë muaj shoqata NDGSH ka zhvilluar disa aktivite të cilat synojnё ndёrgjegjёsimin, informimin e opinionit të gjerë publik, të rinjtë, dhe çdo institucion, me qëllim për të nxitur reagimin e gjithësecilit për promovimin e tё drejtave tё njeriut, për të siguruar mirëqenie, barazi dhe për të luftuar fenomenin e dhunës. Aktivitete të cilat do të mbyllen ditën e nesërme, me mesazhet ndërgjegjësuese dhe pedalimin.

Aktiviteti do të zhvillohet edhe në bashkepunim me pushtetin lokal, Drejtorinë e Shëndetit Publik Durrës, OJF-të që operojnë në Durrës, CSDC Durrës, shoqaten e Grave me Probleme Sociale dhe shoqatën Gruaja në Fokus.

Aktiviteti me moton, “STOP DHUNES! KOMUNIKO, PEDALO!”, është i hapur për të gjithë qytetarët dhe mundësisht ata që e kanë të mundur duhet të marrin biçikletën me vete.

G.E./ alb-info.com

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s