Dibër, sekuestrohen drogë, armë, municion luftarak e lëndë drusore

diber 3

Sekuestrohen drogë, armë, municion luftarak e lëndë drusore.

Sekuestrohet një armë zjarri “Kallashnikov” dhe 130 copë fishekë.

5 qese me lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë boçeje, rreth 3 kilogramë.

30 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe ndiqet penalisht në gjendje të lirë një tjetër dhe konkretisht:

M.P. për rreth 3 kg lëndë narkotike dhe për 30 metër kub lëndë drusore.

S.T. për armën e zjarrit dhe për municionet luftarake.

Si dhe R.M u procedua penalisht për vjedhje të energjisë elektrike .

Efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, të armëmbajties pa leje, të prerjes së paligjshme të pyjeve si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, kanë organizuar punën duke zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “START”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit M.P., 42 vjeç, banues në Muhurr -Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Muhurr, Njësia Administrative Muhurr, në pjesën e çatisë së shtëpisë u gjet lëndë bimore në gjendje të thatë e dyshuar si lëndë narkotike cannabis sativa, në formën e boçes e futur në dy thasë dhe në tre qese plasmasi, gjithësej rreth 3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po gjatë kontrollit në territorin para banesës, efektivat e Policisë kanë evidentuar rreth 30 metër kub lëndë drusore të prera në pyll në mënyrë të paligjshme. Menjëherë është njoftuar shërbimi pyjor të cilët kanë marrë masë administrative 5.000000 lekë gjobë dhe konfiskim të lëndës drusore.

2. Po gjatë operacionit, nisur edhe nga informacionet e marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S.T. 58 vjeç, banues në fshatin Arap i Poshtëm- Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e këtij shtetasi ju gjetën një armë zjarri automotik model 56 (Kallashnikov), si dhe një sasi prej 130 copë fishkë luftarak model 56 të futura në një thes, të cilat i mbante pa lejen e organeve kopetente.
Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

3.Gjithashtu po gjatë operacionit policia ka evidentuar dhe goditur edhe një rast të vjedhjes së energjisë elektrike ku u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi R. M., 71 vjeç, lindur dhe banues në Fshatin Muhurr, Njësia Administrative Muhurr -Dibër, pasi:

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në linjën elektrike që furnizonte banesën e këtij shtetasi kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, pasi ishte lidhur një tel përcjellës i energjisë elektrike në linjën kryesore dhe furnizonte me energji elektrike jashë sahatit banesën e shtetasit R. M.

Në përfundim të të gjitha veprimeve materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 283, 278 e 137 të Kodit Penal.

diber 2

diber 1

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s