Dibër, sërish sekuestrohet lëndë narkotike

Image result for Lende narkotike images

Më datë 12.12.2016, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër kanë marrë informacion në rrugë operative se një automjet po transportonte lëndë narkotike me qëllim trafikimi.

Menjëherë mbi bazën e këtij informacioni Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke zhvilluar operacionin e koduar “Dobrova”. Si rezultat i operacionit, më datë 11.12.2016, rreth orës 23:30, në aksin rrugor Maqellarë -Peshkopi, në hyrje të lagjes Dobrovë të qytetit Peshkopi u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie të dyshuar si lëndë narkotike cannabis sattiva me peshë rreth 5 kg, në sediljen e pasme të automjetit Mercedez Benz, që drejtohej nga shtetasi A.Ç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç, 45 vjeç, banues në lagjen Dobrovë të qytetit Peshkopi.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Dibër për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s