Do të ketë të tjera koncesione në shëndetësi

Ilir Beqaj nuk ndalet: Do të ketë të tjera koncesione në shëndetësi

Të tjera koncesione do të jepen në sistemin shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë. Ky pohim është bërë nga vet ministri Ilir Beqaj, i cili ka thënë qartë se sipas tij partneriteti publik-privat ka rezultuar i suksesshëm.

Për këtë arsye, thotë ministri, do ketë të tjera shërbime spitalore që do jepen me koncesion gjatë vitit të ardhshëm.

“Patjetër që do të ketë. E sigurt janë laboratorët. Kemi dhe programe të tjera. Ne po shohim mundësinë e PPP për ndërtimin e infrastrukturës spitalore dhe furnizimin me pajisje mjekësore.

Ideja është për ndërtimin e spitaleve të reja, qendrave shëndetësore dhe pajisje të reja për institucionet shëndetësore”, u shpreh Ilir Beqaj në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’.

Ministri i Shëndetësisë arsyeton se nga këto koncesione do të përfitojnë qytetarët, të cilëve nuk do t’u mungojë asnjë shërbim kundrejt asnjë pagese.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s