RRETH NESH

1513708_1088332327860240_1240199492838605316_nSi lindi Alb-Info?

Website-i Alb-Info, ka lindur fillimisht si një projekt në lëndën Kurs Special, që zhvillohet në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, viti i parë bachelor, në Universitetin e Tiranës.

Fillimisht ishim në opsionin free, të mundësuar nga WordPress.com, por shumë shpejt studentët që u angazhuan në këtë projekt, punuan për ta kthyer në një faqe e cila të ishte një dritare informuese për të gjithë, duke ardhur në versionin http://www.alb-info.com .

Paanshmëria do të na udhëheq në punën tonë, pasi vetëm në këtë formë do të mund të fitojmë besimin e lexuesve.

Projekti Alb-Info është vazhdimësi e një nisme edhe në rrjetet sociale. Për më shumë se një vit, në rrjetin social Facebook gjendet një faqe me karakter informimi me emrin, Alb-Info.

Çfarë karakteri ka Alb-Info?

Website-i Alb-Info ka karakter gjeneralist, me lajmet më të fundit nga vendi dhe bota, të ndara në kategori, ku lexuesi mund të zgjedh fushën ku ai dëshiron të informohet. Kategoritë janë:

KREU

AKTUALITET

POLITIKË

BOTA & RAJONI

SPORT

FOTOLAJM

KULTURË & LETËRSI

SHOWBIZ & LIFESTYLE

IDE

VËZHGIM

TEKNOLOGJI

Siç mund ta shikoni kemi një shumëllojshmëri rubrikash, ku lexuesi mund të gjejë informacionin që dëshiron.

Si mund ta gjej?

Shumë thjesht,  mjafton të shkruani http://www.alb-info.com , dhe me një klik do të bëheni vizitor i faqes sonë, ku mund të informoheni mbi atë që ju intereson.

Partnerët tanë

Ne po bshkëpunojmë me disa studentë të Gazetarisë dhe Komunikimit, të cilët kanë një website të tyre, të cilët janë:

Durrës Press (website informativ)

Bulqiza ime  (fanpage në facebook)

Të cilët do të na ndihmojnë me informacione të ndryshme, nga fushat në të cilat ata janë drejtuar, për të qenë më kooperativ në shumëllojshmërinë e informacionit dhe në mbulimin e tij.

Faleminderit që zgjodhët të informoheni me ne !