Mesazhi i Ramës për shpërblimet, reagon PD: Vjedh 400 milionë euro dhe u jep pensionistëve lëmoshë për festa

Partia Demokratike ka reaguar pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama në Facebook, në lidhje me shpërblimet e fundvitit. Me anë të një njoftimi për median, PD thotë se “shqetësimi ynë është për ato mijëra familje që do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në varfëri dhe mjerim si pasojë e politikave tua të mbrapshta”.