Mediat belge: 34 të vrarë nga sulmet në Bruksel

Transmetuesi publik belg VRT raporton se së paku 34 veta kanë humbur jetën nga sulmet e së martës në Bruksel dhe se mbi 170 janë plagosur. Sipas burimit të njëjtë, 20 njerëz janë vrarë nga shpërthimi në një stacion të metrosë së qytetit, ndërsa 14 të tjerë nga shpërthimet në aeroport.