Durrës, qytetarët dorëzojnë peticion në bashki, për sinjalistikë dhe korsi biçikletash

14480619_1572640309711073_3327180626524413604_o

Grupimi qytetar “Bicycle Durrës”, ka dorëzuar ditën e sotme në bashkinë e Durrësit një peticion që kërkon vendosjen e vendparkimeve, sinjalistikës vertikale dhe horizontale, si dhe korsitë e dedikuara për biçikletat.

Peticioni i firmosur online, gjeti mbështetje të gjerë dhe u firmos nga shumë persona.

Grupimi qytetar “Bicycle Durrës”, synon t’i jap më shumë rëndësi përdorimit të biçikletës në qytet, në një kohë kur ndotja atmosferike ka arritur shifra të larta dhe urbanizimi me ritme të shpejta, ka shtuar numrin e makinave, duke e vështirësuar lëvizjen në rrugët e qytetit.

Deri më tani grupimi “Bicycle Durrës”, ka kryer një sërë aktivitetesh sensibilizuese dhe argëtuese.

Mbetet për tu parë nëse bashkia Durrës do ta mbështesë zërin qytetarëve të saj, duke e përfshirë në projekt-buxhetin e vitit 2017, por edhe në projektet në të ardhmen, vendosjen e vendparkimeve për biçikletat, sinjalistikës horizontale dhe vertikale, si edhe korsitë e veçanta në rrugë, për përoduresit e biçikletave.

G.E./ alb-info.com

Më poshtë, peticioni drejtuar bashkisë Durrës

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s