“Veliera”, gjobitet firma që ndoti bregdetin

untitled02

  • Gjobitet firma që po ndërton “Velieren”;
  • Ndoti bregdetin me hedhje dherash dhe inertesh;
  • Asnjë qëndrim nga bashkia Durrës;
  • IKU reagon pas denoncimit të faqes Raporto Ndotjen Mjedisore.

Firma private që po kryen punimet për ndërtimin e sheshit “Veliera” në Durrës, është gjobitur muajin e kaluar nga Inspektoriati Kombëtar i Ujërave (IKU).

Masa administrative është marrë pas hedhjes në bregdetin e Durrësit , të dherave të nxjerra nga shpimi me sondë dhe inertet e ndërtesave të prishura, për ndërtimin e sheshit të ri.

Projekti është hartuar nga bashkia Durrës dhe ajo nuk ka reaguar mbi veprimin abuziv të kompanisë që po kryen punimet.

Gjoba është vendosur pas vënies në dijeni të IKU-së, nga faqja Raporto Ndotjen Mjedisore.

Ndërtimi  i sheshit ka hasur në kundërshtimin e opozitës në Këshillin Bashkiak dhe të opinionit publik, për vetë pozicionin e tij pranë monumenteve të kulturës dhe koston prej 6 milion dollarësh.

Aktualisht nuk po mbushet me dhera kjo pjesë e bregdetit, në hyrje të Vollgës.

untitled01

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s