Sulm i tmerrshëm terrorist në Ankara

Së paku 86 persona janë vrarë të shtunën në Ankara në atentatin më vrastar të kryer ndonjëherë në tokën e Turqisë. Atentati kishte në shënjestër një manifestim për paqe, të organizuar nga opozita prokurde, e cila protestonte kundër rifillimit të përleshjeve mes ushtrisë turke dhe rebelëve kurdë të PKK-së.